Për herë të parë në historinë e saj, revista “Time” zëvendësoi logon e saj në kopertinë me fjalën “Voto”, me qëllim për t’iu drejtuar amerikanëve që të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale.
Në kopertinën e botimit të ri të revistës shihet një grua që mbulon gjysmën e fytyrës me një shami që ka fjalën “voto” dhe sipër një kutie votimi me një zarf.
“Time” thekson se është hera e parë që e bën këtë pasi kjo ngjarje është e një rëndësie të madhe dhe mbi të gjitha mund të konsiderohet si një përgjegjësi shoqërore që mund të përcaktojë të ardhmen e kombit.
“Ky ka qenë një vit me kaq shumë dhimbje, vështirësi, kaos dhe humbje. E megjithatë, ndërsa kombet në të gjithë botën fillojnë të ringritjen pas pandemisë, është e qartë se ne gjithashtu kemi një mundësi për të ndryshuar” tha kryeredaktori i revistës Edward Felsenthal./ db/Abcnews.al