Më 11 janar, do të nisë procesi i regjistrimit të emigrantëve që jetojnë jashtë vendit, që për herë të parë do të ushtrojnë të drejtën e votës nga vendi ku jetojnë, pa pasur detyrim të vijnë në Shqipëri.
Lidhur me këtë të drejtë të shqiptarëve, ka folur në “News Line”, deputeti i PS, Lavdrim Krashi, i cili e ka konsideruar një arritje historike. Ai ka theksuar se kjo e drejtë e mohuar prej 34 vitesh, do të vihet në zbatim në zgjedhjet e 2025, do të shërbejë dhe për zgjedhjet e mëtejshme.
“Mundësimi i votës së diasporës është një arritje historike, që shqiptarët të kenë mundësi të votojnë kudo ku ndodhen në çdo cep të globit.
Viti 2025 do të hyjë në histori si viti ku u realizua vota e diasporës.
Për sa i takon, angazhimeve të PS, ka pasur strukturat e saj dhe më herët që mundësojnë marrëdhëniet me diasporën. Ka pasur struktura të mirëfillta të PS. Tani fakti që shqiptarët do të kenë të drejtën e votës, dhe në radhë do tu mundësohet rregjistrimi. Me herën e parë mëson shumë, pasi me zgjedhjet e 2025 do të krijohet një platformë solide që do të shërbejë dhe për zgjedhjet që do të vijnë më pas”, u shpreh Krashi.
Më tej, ai shtoi se platforma do të shërbejë për të treguar numrin real të emigrantëve shqiptarë.
“Emigrantët patjetër që janë pjesë e Shqipërisë dhe do të jenë të barabartë si gjithë të tjerët. Bërja e votës së diasporës është një risi reale, pasi do të shërbejë për të treguar numrin e atyre që janë andej. PS i ka dhënë mundësi të gjithë atyre që duan të jenë të angazhuar në politikë, pasi të merresh me politikë nuk do të thotë jesh vetëm kryeministër apo ministër”, tha deputeti socialist./abcnews.al