Votimi në parlamentin bullgar, Meta: Lajmi i shumëpritur erdhi, u hap rruga për nisjen e negociatave

schedule14:06 - 24 Qershor, 2022

schedule 14:06 - 24 Qershor, 2022

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi parlamenti bullgar votoi për heqjen e VETO-s ndaj Maqedonisë së Veriut.

Meta thotë se pas këtij lajmi të shumëpritur, tani pritet një tjetër lajm nga mbledhja e Këshilli Europian që vijon ende, sa i përket hapjes së negociatave.

Reagimi i Presidentit Ilir Meta:
Më në fund erdhi lajmi i shumëpritur nga Bullgaria mike, që ka qenë gjithmonë një mbështetëse e vendosur e procesit tonë të anëtarësimit.
Votimi nga Parlamenti bullgar për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, hapi rrugën për nisjen e negociatave të anëtarësimit për të dyja vendet tona.
Në pritje të lajmit tjetër nga mbledhja e Këshillit Europian, që vijon ende. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!