Trump në Georgia: Votoni! Në këtë shtet amerikan ka nisur votimi për presidencialet

schedule13:21 - 16 Tetor, 2024

schedule 13:21 - 16 Tetor, 2024

Kandidati Republikan për garën presidenciale të nëntorit, Donald Trump në tubimin e mbajtur në qytetin e Atlantës në Xhorxha iu bëri thirrje qytetarëve të këtij shteti ti drejtohen sa më shpejt kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre politik.

Ish presidenti Amerikan u shpreh se vota ndaj republikanëve është mundësia që po iu jepet qytetarëve Amerikanë për t’i rikthyer dinjitetin dhe respektin e humbur vendit.

“Votimi i hershëm ka nisur në shtetin tuaj dhe unë kam marrë vesh se ka zhvillime tejet pozitive, ka një numër rekord votimesh. Në 21 ditët e ardhsme merrni këdo që njihni dhe dilni dhe votoni. Me fitoren e Republikanëve do të bëhemi kombi më I madh, më I forte, më I lire dhe më I siguurtë që bota ka parë ndonjëherë. 4 vite më parë të gjithë na rrespektonin, ndërsa tani ata po qeshin me ne. Ne duhet të fitojë!”

Në Xhorxha, një shtet që njihet si një shtet i lëkundur që mund të vendosë edhe fatin e këtyre zgjedhjeve presidenciale, qendrat e votimit u hapën mëngjesin e të martës, 21 ditë përpara 5 nëntorit. Qytetarët e këtij shteti kanë mundësinë të kryejnë atë që njihet si votim i parakohshëm për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.

Dita e parë e votimit të parakohshëm në këtë shtet Amerikan vendosi një rekord të ri pasi deri në orën 22:30 të mbrëmjes së të martës, autoritetet zgjedhore raportuan se kishin votuar mbi 328 mijë qytetarë.

Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në ditën e parë të votimit të parakoshëm në Xhorha sipas zyrtarëve lokal kishin votuar vetëm 136 mijë qytetarë.

Xhorxha është një ndër shtetet më të rëndësishme të garës presidenciale këtë vit me republikanin Donald Trump që kërkon të rifitojë atje, pasi humbi në vitin 2020 kundër presidentit aktual Joe Biden./abcnews.al