Miratimi i “5 Qershorit”, KE: Mos cënoni rezultatet e Marrëveshjes, gjithëpërfshirje në çdo ndryshim

schedule16:30 - 23 Korrik, 2020

schedule 16:30 - 23 Korrik, 2020

Komisioni Europian ka reaguar pas miratimit në Kuvend me 99 vota pro, të marrëveshjes së 5 Qershorit.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, me anë të një postimi në Twitter shkruan se BE mirëpret “miratimin nga Parlamenti për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në përputhje me marrëveshjen politike të arritur në 5 qershor.”

Lexo edhe: OSBE përshëndet miratimin e “5 qershorit”: Zbatimi i saj është element kyç, të vijojë dialogu

Në postimin e saj, Pisonero thekson se KE ka “mbajtur shënim propozimin shtesë për reformën e sistemit zgjedhor” ndërsa shton se “nxisin të gjitha partitë politike të vazhdojnë diskutimet në Këshillin Politik..”

Postimi i Ana-Fernandez Pisonero:

“BE mirëpret miratimin nga Parlamenti për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në përputhje me marrëveshjen politike të arritur në 5 qershor. Kjo përmbush një nga kushtet kryesore për të filluar negociatat e anëtarësimit në BE, siç thuhet në konkluzionet e Këshillit të 25 Mars 2020.”

Parashikimet e reja ligjore, do t’i japin Shqipërisë një kornizë elektorale me të standard me të larta të integritetit dhe transparencës, bazuar në rekomandimet e OSBE-ODIHR. Ne kemi mbajtur shënim propozimin shtesë për reformë të sistemit zgjedhor.

Duke njohur rolin e parlamentit në paraqitjen e ndryshimeve shtesë sa i përket sistemit zgjedhor, ne nxisim të gjitha partitë politike të vazhdojnë diskutimet në Këshillin Politik, me të njëjtin shpirt bashkëpunues dhe gjithëpërfshirës, të demostruar gjatë miratimit të Marrëveshjes politike të 5 Qershorit. Procesi i ndryshimeve shtesë, nuk duhet të nxjerrë nga shinat shpirtin dhe rezultatet e 5 Qershorit.”