Politologu Alban Daci ka dekrlaruar në një lidhje me “Tirana Live” se vota e diasporës ka problematika, nga mungesa e theksuar e vullnetit politik. Ai theksoi se votimi elektronik është një zgjidhje që emigrantët shqiptarë të votojnë, duke u ngritur KZAZ në qendrat ku ata ndodhen. Kjo pasi, sipas Dacit, votimi elektronik ka dhe kosto më të ulët.
“Në lidhje me çështjen e votës së emigrantëve ne në Shqipëri si gjithmonë duket sikur po shpikim rrotën. Këto lloj deklarata kryetari i KQZ ka pasur mundësinë ta bënte shumë kohë më përpara, modelet janë të ngjashme dhe të aplikueshme dhe nga vendet e tjera si Kosova. Çdo njëri që jeton jashtë në mënyrë të përkohshme, duke përfshirë dhe trupën diplomatike të Shqipërisë ka të drejtë të votojë aty ku është. Unë mendoj që kjo ka ndodhur për mungesë të theksuar të vullnetit politik. Bërja e votës së emigrantëve përveç se është një e drejtë kushtetuese dhe si e tillë nuk duhet të diskutohet. Por mbi të gjitha është dhe një vullnet politik mes forcave politike, duke përjashtuar partinë e zotit Lulzim Basha, i cili është i vetmi që ka bërë propozime konkrete dhe pse nuk janë futur në rendin e ditës. Unë mendoj që ka shumë versione se si mund të bëhet vota e emigrantëve, por më i mirë dhe më pak i kushtueshëm do të ishte votimi elektronik duke hapur KZAZ ose qendra të reja votimi ku ka një prani të konsiderueshme kudo ku ka shqiptarë”.
Në lidhje me turin e kryeministrit Edi Rama, ai tha se po teston votat e diasporës, por ai i së dielës në Milano pritet të jetë ndryshe nga ai i Athinës.
“Edhe pse Rama tashmë ka një kohë të gjatë që po qendron në pushtet dhe unë mendoj që këto ture ai po i bën për të testuar se cili është orientimi i votës së Diasporës. Nuk duhet të harrojmë faktin që vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë, jo vetëm që është një e drejtë kushtetuese, por konceptohet nga partitë politike si roli vendimtar që mund të ndryshojë rezultatet përtej sondazheve që bëhen çdo ditë.
Duhet të kemi parasysh për shkak të historikut që takimi i Athinës nuk do të ketë lidhje me takimet e vendeve të tjera. Pra, fjalori që Rama ka përdorur në Athinë nuk ka arsye pse ta përdori në vendet e tjera”./abcnews.al