Votimet deri në orën 18:00/ 3 bashkitë që kanë shënuar pjesëmarrjen më të lartë

schedule18:46 - 14 Maj, 2023

schedule 18:46 - 14 Maj, 2023

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e pjesëmarrjes në votime të qytetarëve në bashkitë e vendit.

Deri në orën 18:00, pjesëmarrja në rang vendi është në 36.39%.  Kukësi, Dibra dhe Tirana janë 3 bashkitë me pjesëmarrjen më të madhe në votime.

Në Kukës, pjesëmarrja është në shifrat e 51.96%, në Dibër 43.5% dhe në Tiranë 40.24%.

Raportimet për këto shifra janë kryer nga 2662 qendra votimi, nga 5213 në total.

Votues janë 694,836 nga 1,909,641 zgjedhës në listën e qendrave të votimit të raportuara./abcnews.al