Votime online, projekte dhe ngacmime: Gjithçka nga Asambleja e pazakontë e FSHF

schedule11:55 - 11 Maj, 2020

schedule 11:55 - 11 Maj, 2020

Asambleja e Përgjithshme e FSHF, e vitit 2020, po mbahet në këto momente, dhe gjithçka ka nisur me himnin kombëtar, për të vijuar më pas me nderimin e atyre personaliteteve të futbollit që kanë humbur jetën vitin e fundit.

Gjatë asamblesë do të votohet për buxhetin deri në asamblenë tjetër, në maj të vitit 2021. Votimi këtë herë për shumë çështje do të bëhet në mënyrë elektronike. Fjalën i pari e mori presidenti i FSHF, Armand Duka.

“Është një asamble në kushte të jashtëzakonshme. Pasojat e COVID-19 kanë qenë të rënda, çka ka sjellë ndalimin e futbollit për dy muaj. Ju falënderoj për respektimin e rregullave. Falënderim i veçantë për mjekët dhe stafet mjekësore, kanë mirënjohjen tonë dhe për këtë arsyeja i kemi quajtur kombëtarja unë. Uroj të ketë kaluar më e keqja e kësaj ëndrre të keqe. Uroj të kthehemi shpejt në normalitet dhe të rinisë futbolli.

Kemi punuar shumë këtë periudhë, edhe pse kemi pasur shumë probleme. Rruga jonë për standard të reja në futbollin shqiptar është e mbarë. Po punojmë për projektin tonë ‘Vizion 2030’. Ndërtimi i stadiumit ‘Air Albania’ ishte një arritje e madhe. Ka sjellë impakt edhe në shtimin e tifozëve. 17 nëntori i inaugurimit do mbahet mend gjatë”.

“Po bëjmë stadiumin ne Kukës dhe do të mund të luhet edhe në grupet e Champions League. Gjithashtu është drejt përfundimit të Shtëpisë së Futbollit. Kemi investuar edhe në projekte të tjera, si në qytete si Bulqiza e Delvina, apo edhe në plotësimin me kamera të stadiumet”.

“Projekti për 100 fushat është sfida jonë. Do sillte përmirësim të infrastrukturës. Duhet kontribut i të gjithëve. Ne e mbështesim me 1/3 e financimit dhe ky mund të quhet një revolucion. Do sillte ndryshime të prekshme, sidomos te moshat që janë në vazhdimin tonë”.

Duka foli edhe për pagat e dhëna për futbollistët, ndërkohë që falënderon bashkitë që kanë paguar lojtarët, si dhe stafin e kombëtares për pranimin e uljeve të pagave. Gjithashtu ai foli edhe sistemin VAR, që synohet të futet në sezonin 2021-2022. Kreu i FSHF zbuloi se Edoardo Reja do të jetë kryetrajner i kombëtareve, ndërkohë që po tentohet të zbulohet sa më shumë talente.

 

“Kemi projekte të përbashkëta me Kosovën. Një është Kupa Mbarëkombëtare. Pandemia na vonoi, por nuk na pengon ta realizojmë. Jemi të lumtur për arritjet e Kosovës dhe urojmë një kualifikim në EURO 2021. Falënderojmë qeverinë për bashkëpunimin në stadiumet, por edhe për injorimin  në këtë periudhë. Synimi është që futbolli ta mbajë veten financiarisht. Të gjitha kriteret e licencimit i shërbejnë kësaj”.

“Ligji i sponsorizimeve kërkohet nga ne dhe nuk tërhiqemi. Është një nga prioritetet tona, sikurse futbolli i femrave, ai i moshave dhe i licencimeve të terreneve. Futbolli i femrave duhet zhvilluar nga klubet. Çdo klub i Superiores pas dy vitesh duhet ta ketë një ekip të tillë. Do ndihmojmë edh ene me baze materiale dhe paga. Në vazhdim do ketë edhe kampionat U13, si dhe U21. Këmbëngulim te licencimi, kriteret kanë ndryshuar për të gjitha klubet. Licencimi për Superioren do jetë si për në kupat e Europës.

Do ngrihet një Task-Force për të kontrolluar të gjitha anëtaret. Kam edh enjë mesazh: Ruajeni lojën, ruajeni shtëpinë tonë të futbollit. Ju ftoj ta zgjidhim gjithçka bashkë. Denigrimi për arsye personale vetëm na dëmton. Po flas për një trajner që nuk i kishte shkuar paga, që tha turp e të tjera. Mund të ketë edhe gabime. Duhet folur më parë me institucionin. Më 6 qershor është 90 vjetori i këtij institucioni dhe uroj ta festojmë duke luajtur futboll në fushë.”

 

ORA 10:30 – AGIM ADEMI, PRESIDENTI I FEDERATËS SË FUTBOLLIT NË KOSOVË

“Përshëndetje të gjithëve. Ju dëshiroj asamble të mbarë, në këto kushte jo të zakonshme. Jam i lumtur që keni bërë gjithë këto arritje, përkundër kësaj pandemie. Më lumturon që edhe asamblenë po e bëni online. Jam krenar si shqiptar dhe presidenti i FFK. Ne si shqiptar duhet të jemi të nderuar që Duka është pjesë e Komitetit Ekzekutiv. Nuk ka gjë më të mirë që kemi një njeriun tonë atje. Arritjet tuaja na motivojnë edhe ne për të ecur më përpara në futboll”.

ORA 10:50 – TESTET DHE VOTIMET E KOMISIONEVE

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku, ka propozuar anëtarët për komisionet dhe pjesëmarrësit në Asamble, fillimisht kanë testuar mënyrën e votimit online dhe më pas kanë votuar, duke qenë pro propozime. Në komisione bien në sy emrat e Safet Gjici, Refik Halilit, apo edhe ai i Sinan Idrizit dhe Armando Cungut. Më pas u miratua raporti i aktiviteteve, hartuar nga Komiteti Ekzekutiv, që kaloi me 53 vota pro, dhe asnjë kundër.

 

Votimi online
11:15 VOTIMI PËR ANËTARËT E ASAMBLESË

Aldi Topçiu, drejtori juridik i FSHF, deklaroi: “Asambleja e Përgjithshme ka të drejtën për të vendosur për pjesëmarrësit, mund të përjashtojë ose të përfshijë anëtarë të ri. Domosdova dhe Kamza nuk marrin pjesë në gara dhe përjashtohen si anëtarë. Shoqata e Minifutbollit nuk merr pjesë direkt në aktivitetet e FSHF. Propozohet që të jetë anëtar indirekt, duke u përfshirë në shoqatat rajonale”. Pjesëmarrësit votuan dhe 51 ishin pro.

11:20 BILANCI I FSHF

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku tha mes të tjerash: “Pasqyrat financiare thonë që të ardhurat janë 1 miliard e 700 milion lekë. Rreth 24 për qind vijnë nga e drejta televizive. 24.6 për qind nga donacionet, një pjesë nga shitjet e produkteve, qiratë, kuotat e anëtarësisë. Gjithashtu kemi edhe të ardhurat nga FIFA e UEGA. 103 milion lek më shumë janë arkëtuar vitin e fundit.  1 milion 500 milion janë shpenzuar”.

 

11:30 RAPORT PROJEKT-BUXHETI I VITIT 2020

Duka: “E kemi shpërndarë për anëtarët dhe nuk kemi pasur kundërshtime”. Fjalën e mori zëvendëspresidenti i FSHF, Edvin Libohova. Ai foli për të ardhurat dhe ku do përdoren. “Shpenzime administrative, 4.3 për qind, stafin 11.3 për qind, 21 për qind për ekipet kombëtare, 20.6 për qind shpenzime të jashtme. Ka edhe një fond prej 10 milion lekësh, për të mbështetur ligën. Për futbollin shkojnë 86% për futbollin drejtpërdrejt. Nëse keni ndonjë pyetje, mund të jap sqarime”.

11:40 NDRYSHIMET NË DHOMËN KOMBËTARE TË ZHGJIDHJES SË KONFLIKTEVE

Enkel Alibeaj, në lidhje me këtë deklaroi: “E gjitha konsiston në një përmirësim. Ndryshimet e prezantuara janë të bazuara nga eksperienca e deritanishme. Jemi përshtatur edhe me CAS. Risia e rregullores është se do ketë dy dhoma: njëra që do merret me lojtarët, trajnerët dhe klubet, tjetra për statusin e lojtarit”.

 

11:52 ANËTARËT E RINJ NË ASAMBLE

Aldi Topçiu, drejtori juridik i FSHF, u shpreh: “Kanë bërë kërkesë për t’u anëtarësuar disa, por vetëm Devolli i ka plotësuar kriteret. Kanë dashur edhe Mirdita e Selenica, por nuk i kanë plotësuar të gjitha kriteret. Komiteti ekzekutiv ka paraqitur për pranim vetëm KF Devollin”. Presidenti Armand Duka, në fund u shpreh se do të ketë një bisedë edhe me klubet, sipas kategorive, ku objekt diskutimi do të jetë rifillimi i garës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!