Skuadrat angleze mund të kryejnë stërvitje të plota. Qeveria dhe leje për diçka të tillë pak ditë më parë, ndërsa sot është zyrtarizuar gjithçka. Të gjithë klubet kanë votuar pro rifillimit të seancave të plota stërvitore.
Kontakti mes lojtarëve do të lejohet dhe në fillim do të stërviten lojtarët në grupe prej 2-3 personash. Më pas do të stërviten lojtarë në grupe 4-12 persona, për të kaluar pastaj te stërvitja me grup të plotë.
Futbollistët dhe stafet do të vazhdojnë të testohen dy herë në javë për COVID-19, teksa nesër do të votohet për datën zyrtare të rifillimi të Premier League. 19 qershori shihet si më e mundura, por disa klube duan të kenë edhe një javë kohë për t’u stërvitur, pra preferojnë 26 qershorin. /abcnews.al