“Votë pro heqjes së imunitetit të Berishës”, Sefa: PD, mbështetje pa kushte për drejtësinë

schedule18:42 - 12 Dhjetor, 2023

schedule 18:42 - 12 Dhjetor, 2023

Përfaqësuesi ligjor, Indrit Sefa theksoi se PD mbështet çdo kërkesë të SPAK dhe se do të votojë pro heqjes së imunitetit të deputetit të Sali Berishës për t’u përballur me drejtësinë. Në një intervistë për “Special Report”, ai theksoi se imuniteti i deputetit nuk duhet të jetë fare pjesë e kushtetutës.

“Qëndrimi i PD është konstant dhe i njohur për qytetarët, është mbështetje pa kushte për organet e drejtësisë dhe i vetmi formacion politik që ka qenë në mënyrë të vazhdueshme në mbështetje të organeve të drejtësisë dhe reformës në drejtësi. Është një veprim procedural nga SPAK, nuk ndikon fare në PD. Nuk është çështje që i përket PD. Vullneti është shprehur qartësisht me qëndrimet publike të saj. Imuniteti nuk duhet të jetë fare pjesë e Kushtetutës, deputetët shqiptarë nuk duhet të kenë imunitet. Imuniteti është një mbetje e të kaluarës. Është një qëndrim i kahershëm i PD, që vlerëson se çdo kërkesë e SPAK do të vlerësohet dhe votohet pro për t’i hapur rrugë që çdo qytetar të përballet me sistemin e drejtësisë. Nuk ka nevojë fare për mandate dhe kërkesë në parlament për të hequr dorë nga imuniteti. Është mbetje e kushtetutës së vjetër”, u shpreh Sefa.

Duke komentuar organizimin për 33 vjetorin e themelimit të PD, Sefa theksoi:

“Është prekul i gjithë asaj beteje politike dhe ndarjeje përfundimtare në PD. Është një fillim i ri në themel të vlerave, mesazheve dhe ideve që u themelua PD, për të qenë një parti evropiane, e lirive të individit dhe e të gjithë shqiptarëve. Ajo që pamë dje ishte imazhi më i mirë i PD, e cila synon të jetë në vitet në vijim dhe të jetë mesazhi që do t’u përcjellë qytetarëve shqiptarë“./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!