Votë kundër Perëndimit, plas te “Alternativa”, Zejd Rexhepi kundërshton vendimin e Gashit për të ulur pranë ekstremistëve të “E Majta”

schedule07:49 - 9 Nëntor, 2021

schedule 07:49 - 9 Nëntor, 2021

Prania e partisë ekstremiste “E Majta” në koalicionin anti-qeveritar duket se ia ka lehtësuar punën Zaevit dhe Ahmetit për të ruajtur maxhorancën në Parlament, të paktën deri më tani. Çarja në koaliocionin e partive të përbëra nga VMRO DPNE, Alternativa-ASH; Lëvizja “BESA” dhe “E Majta” filloi pasi u mësua se dy deputetët e saj ishin në listën e të zgjedhurve që kishin firmosur për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Zaev-Ahmeti.

Edhe pse kreu i partisë “Alternativa” Afrim Gashi ndodhet tashmë në një tavolinë me Mickovskin dhe partinë ekstremiste “E Majta”, deputeti i saj, Zejd Rexhepi është shprehur kundër këtij bashkëpunimi duke tërhequr fillimisht firmën gjatë ditës së djeshme.

Ndërkohë mbrëmë, ai shkoi më tej duke kërcënuar partinë e drejtuar nga Gashi se do të linte edhe mandatin nëse ata i bashkoheshin grupimit ku bënte pjesë edhe “E Majta”.

“Në momentin që subjekti politik ku bëj pjesë (Alternativa) nesër ose pasnesër, vazhdon ta pranojë nënshkrimin bashkë me Levicën në listë, atëherë vendimi im sigurisht do të braktis partinë, bile edhe mund ta dorëzoj mandatin e deputetit”, tha ai në ClickPlus në TV21.

Reagimi i shqiptarëve është i fortë kundër partisë anti-perëndimore “E Majta”, megjithatë kjo nuk e ka penguar Bilal Kasamin e Besës; Arben Taravarin e “AASH” dhe Afrim Gashin e “Alternativa-s” që të ulen në një tavolinë me të. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!