Avokati Edmond Petraj e sheh të paprecedentë, bllokimin e numërimit për votat e diasporës shqiptare, nga Greqia.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Petraj u shpreh se ligjërisht, votat duhet numëruar.
“Ajo është një situatë e paprecedentë. Mendoj që mund të ketë diçka që nuk shkojnë te ato kutia. Kjo mbetet për t’u parë. Është diçka më tepër teknike që PD mos të hapë probleme me numërimin e votave të Greqisë. Ka pasur kontestime. Ligjërisht duhet numëruar, nuk duhet të ketë ndarje”, theksoi ai./abcnews.al