Edi Rama, Sali Berisha e Lulzim Basha replikuan sot në sallën e Kuvendit gjatë një seance mocioni me debat të kërkuar nga opozita lidhur me votën e Shqipërisë në OKB për statusin e Jeruzalemit. Sipas të djathtëve vota kundër SHBA, vuri në rrezik marrëdhëniet tona strategjike me këtë aleat. Por kryeministri Rama e sheh kete debat te demokrateve si zhvendosje të vëmendjes nga reforma në drejtësi.
Rama: Ju jeni në hall të paimagjinueshëm, do ishit në gjendje të shpërtheni dhe luftë nukleare. Halli juaj lidhet me atë që po ndodh në Shqipërinë tonë të vogël. Sot e kërkoni shpëtimin en lindjen e mesme, nesër diku gjetkë. Mjafton të jetë një pikë e vogël larg këtij vendit këtu, ku zien vorbulla që e rrit çdo ditë. Ju keni humbur pushtetin dhe tanimë keni humbur gjumin. Politika juaj është jerm, baltë, përpëlitje, sepse ajo e shkreta dhe e mallkuara reforma në drejtësi që e votuat këtu me të dyja këmbët në një këpucë, sepse ai vetingu që nuk e ndalët dot, ju ka futur në një hall dhe e dini fort mirë se sa të jetë kjo parti në qeveri ju s’keni asnjë shans që ky vend të mebtet pa drejtësi. Ju e kthyet shtetin shqiptar në një zhele. Ju sot jeni gati të bëheni çifutë, eskimeze, dele e zezë e këtij vendi dhe të fshiheni pas një identiteti tjetër që të mos kapeni.
Pilaf, groshë dhe frikë nga ajo që po ju vjen. Çfarë i keni bërë këtij vendi?
Thua 21 janari, ndërkohë që deshe të thoje 21 dhjetori, s’është rastësis gjuha shkon aty ku dhemb. Ti Sali bashkë me artistin mikun tim Lulzim e futët detin në govatë, në govatën e pushtetit tuaj, që quhet tradhti ndaj atdheut dhe sot jeni gati që edhe detin ta nxirrni.
Frika juaj po i tërhq zvarrë. Po ju thyen arrat. Nuk e keni dot shpëtimin në Jeruzalem Sali, ju ndan e ardhmja me drejtësi.
Sot këtu votohet për KLP e KLGJ, amund ta thon ipse nuk votoni, tre herë rresht silleni si ata me temperaturë por krenarë. Pse nuk e votoni krijimin e organeve të reja të drejtësisë. Ju nuk doni KLP, ju doni atë q ënuk ua jep dot as jeruzalemi as aktrimi këtu sikur keni dalë nga kampet e internmimit e përfaqësoni holokaustin.
Votoni KLP e KLGJ, bëhuni bashkë me ne për reformën në drejtësi e pastaj folim.por ju nuk votoni se nuk mund të votoni me duart tuaja atë që mund t’ju lidhë duart në fund. KLGJ e KLP ngrihen sot, sot mbaron filmi me gogla, ne do votojmë ju s’do votoni dhe ata që kanë dalë nga goglat do jenë organet e reja të këshillit të lartë të prokuroroisë e gjyqësorit. Ne bëjmë tonënkëtu mabron fundi i përpjekjes së bllokimit tuaj. Fshesa e vetingut ka filluar dhe shumë shpejt. Drejtësia e plepave do shembet. Ti je ai që mbolle drejtësinë e plepave. Trungu i drejtë i drejtësisë së re as të ndalohet e as të sharrohet.
Berisha: 21 dhjetori do të hyjë në historinë e Shqipërisë si dita më e zezë që bijtë e etërve mizorë rikthyen në OKB votën e Enver Hoxhës kundër kombit që ka bërë më shumë se kushdo tjetër për lirinë e shqiptarëve. Kundër vendit që në vitet ‘20 shpëtoi Shqipërinë nga zhdukja përfundimtare e hartës së Europës. Kundër vendit që pas vendosjes së shtetit shqiptar bëri aq shumë për ndërtimin, kundër vendit i cili pas vendosjes së diktaturës mizore të Enver Hoxhës e shpalli prioritetin nr. 1 për çlirimin nga kthetrat e tij dhe ndërmori operacionin më të madh të pasluftës botërore për rrëzimin e etërve të tyre që sot votuan kundër SHBA.
Kundër vendit që ndërmori betejën kundër kasapit të Ballkanit, kundër vendit që një kohë kur vende të tjera po hiqnin dorë përfundimisht nga mbështetja e pavarësisë së Kosovës qëndruan fuqishëm dhe erdhën në Tiranë e shpallën nga Tirana, Kosovën e pavarur.
Këta mashtrues që duan të mbrojnë aktin e tyre të shëmtuar me pafytyrësi absolute hënjejnë çdo ditë shqiptarët.
Të gjitha vendet candidate të be votia për rezolutën, ai që i thotë dinjitetit dinjitet e karakterit karakter kur thotë një gjë të tillë ka shkelmuar mbi të vetën.
Maqedonia braktisi sallën e nuk votoi, kemi të bëjmë mje njërëz ordinerë si ky këtu, kreu juaj që pa u skuqur u thotë shqiptarëve që nuk na i kërkoi njeri, në një kohë që përfaqësuesja amerikane deklaroi se SHBA po bën përpjekje të mëdha për njohje të reja, kurse Edi Rama zgjodhi rezolutën turko jeminite, për të dënuar vendimin sovran të një vendi sovran, të cilin e kishte votuar Kongresi Amerikan, e kishte premtuar Bush, e kishte premtuar Trump dhe e mbajti. Këta s’kanë fytyrë.
Vota ishte kundër interesit kombëtar.
Basha: Edi Rama po përpiqet ta shndërrojë këtë sallë në cirk me qeshjet e nënqeshjet e tij me batuta që nuk zbavisin as banorët e kopshtit zoologjik me fjalor ordiner që ekspozon atë që ndodhet pas kryeministrisë. Në këtë parlament duhet ta ndalojnë këtë zullum kombëtar. Me bandat e narkotrafikut ia kalon “Rama 1”. Këtij nuk i bëhet vonë se e di që ka ardhur me vullnetin e krimit dhe jo me votat qytetare. E di q ënë fund të këtij debate nuk do ketë një votë ndërgjegje, por një votë të depersonalizuar, me një grusht që vjedhin ditë për ditë.
Vota kundër Jeruzalemit është minimuni i të zezës që i bënë këtij vendi.
Balla: Në emër të grupit nuk do doja të ndalesha në këtë farsë të inicuar nga saliu e Lulzimi. Sot interest e shqiptarëve me SHBA përputhet me një qëllim: Të vendoset drejtësia. Si në asnjë rast tjetër, juve iu duhet pak oksigjen. Jeni me SHBA në Jeruzalem dhe kundër SHBA në Tiranë dhe kjo është beteja më qesharake. SHBA pret që hajdutët me çizme të shkojën në burg.
Xhafa: Debat shterpë mbi një temë të sajuar, për të devijuar thelbin e problemit që kanë sot shqiptarët. Shba janë parë e shihen si vendi I cili ka kontribuar për qënien e shtetit shqiptar, janë vend i adhuruar për ne shqiptarët. Përpjekja për të baltosur është dashkeqe dhe e pabazuar ajo po kthehet edhe në qesharake. Marrëdhëniet nuk ndërtohen në një të vetme ato bazohen në vlera.
Reforma në drejtësi është një projekt në zbatim me gjithë pengesat e shumta që ju keni bërë hapur apo tinëzisht. Të jesh pro reformës në drejtësi do të thotë të mbrosh interesat e qytetarëve në krah të vlerave e qëllimeve që SHBA mbron e mbështet.
/abcnews.al