Kjo është vota e parë e djegur. Armand Maho, është një nga shqiptarët në diasporë që preferëncën politike e ka publikuar në rrjetet sociale. Por akti I tij public, eshte në kundërshtim të plotë me kodin penal që ndalon fotografimin dhe publikimin e votës.
Jo vetëm entuziazmi por edhe fakti që jeton jashtë Shqipërisë duket se e ka bërë të harrojë që shkelja e fshehtësisë së votës dënohet nga 3 deri në 2 vite burg, nen ky që u përforcua edhe nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.
“Ata janë duke kryer një vepër penale në gjykimin tim por është atribut I institucioneve të tjera për ta vlerësuar nëse veprimet e tyre përbëjnë apo jo vetëm penale. Në vlerësimin tim ato janë duke kryer një vepër penale. Tej interesit të partive politike, entuziazmit që kanë për të treguar se për kë votojnë është i dënuëshëm në kodin penal deklarimi i votës.”
Po ashtu Celibashi u bëri thirrje partive politike për vetëpërmbajtje.
“Ka zero shans, përfshirë edhe kqz të ketë dijeni për përmbajtjen e fletës së votimit në dokumetacionin zgjedhori. Do ishte mire që politikanët të evitonin deklarata qq lidhen me rezultatin e votimit, jane komplet pa sens”
Këto deklarata Celibashi i bëri në krah të Kreut të misionit të OSBE/ODIHR, Lamberto Zannier, i cili pa nga afer procesin e paketimit të zarfeve nga jashtë.
“Procesi i votimit nga jashte eshte i rendesishem dhe duhet te jete i mireorganizuar sepse ka nje nr te larte votuesish. Doja ta shihja a vete procesin si ishte organizuar dhe jam i impresionuar. Duhet te garantohet qe te gjithe votuesit te mund te votojne dhe te dhenat personale te tyre te mbrohen.”
Deri më tani në Shqipëri kanë mbërritur 737 votat e para të diasporën nga ku 13 prej tyre janë vendosur në kuti të posacmë përshkak të disa parregullsive të hasura. Në 11 maj, do të jenë numëruesit ata që do të vendosin nëse këto vota do të numërohen apo jo./abcnews.al

