Vota e emigrantëve premtohet për Zgjedhjet e 2025-ës

schedule15:59 - 24 Maj, 2022

schedule 15:59 - 24 Maj, 2022

Prej shumë vitesh, premtohet nga çdo qeveri në pushtet por vota e emigrantëve ka mbetur thjeshtë deklaratë për politikanët dhe shpresë për shtetasit që jetojnë jashtë vendit.

Në 2020 palët politike u dakordësuan sërish, duke bërë një e parashikuar mundësinë në Kodin Zgjedhor, por nuk u aplikua në zgjedhjet parlamentare.

Vota e emigrantëve premtohet sërish, ndërsa KQZ-ja duket se do e çojë përpara këtë proces, për zgjedhjet e 2025 dhe për këtë mblodhi një tryezë jo vetëm me politikën por dhe ambasadorë, këtë të martë.

Lexo edhe: Vota e emigrantëve, Celibashi: Palët treguan pasiguri dhe mosbesim, synojmë të realizohet në vjeshtën tjetër

Pandeli Majko, që drejtoi një ministri kushtuar Diapsorës, nuk e sheh politikën pengesë, por vetë KQZ, duke u përplasur për këtë dhe me Komisionerin Shtetëror, Ilirjan Celibashi.

“Ne kemi shprehur vullnet të qartë, KQZ nuk ka miratuar aktet nënligjore, topi është në fushën tuaj. Do ta shohim shumë qartë ku do të jetë topi nga sot e tutje.”
Politika sërish shprehur vullnet për të pasur votën e emigrantëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ku Damian Gjiknuri i PS-së, kërkoi që të nis puna sa më shpejtë me Komisionin e Reformës.

Opozita sërish shprehu skepticizëm dhe kërkon garanci për procesin.

Në Konferencën e Nivelit të Lartë, me temë “Votimet nga jashtë, koha është tani!”, organizuar nga KQZ dhe OSCE, ishin dhe ambasadorë bënë thirrjet e tyre për mundësimin e votës së emigrantëve.

Sipas statistikave zyrtare, janë mbi 1.6 milionë shqiptarë që deri më tani u është mohuar e drejta e votës në Shqipëri./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!