Vota e emigrantëve, Kume në Abc Live: Topi nuk mund të lihet në këmbët e KQZ-së

schedule13:05 - 14 Qershor, 2022

schedule 13:05 - 14 Qershor, 2022

Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume ka folur për Reformën Territoriale dhe shkurtimisht ka komentuar edhe votën e emigrantëve, teksa ka qenë i ftuar në Abc Live.

Kume tha se janë partitë politike ato që duhet ta diskutojnë këtë problem dhe të bëjnë më shumë sa kanë bërë deri tani.

Sipas Kumes, përgjigjesia më e madhe për këtë çështje nuk mund t’i lihet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Përgjigje e kësaj pyetje nuk e jap unë, por klasa politike. Nuk duhet të mjaftohet me atë që ka bërë në refromën e fundit, në ndryshimet e Kodit Zgjedhor, por është trajtuar në mënyrë të tillë që shumë gjëra i lihen KQZ-së. Duhet të jenë partitë politike grupet parlamentare ata që duhet të diskutojnë problemet që kanë të bëjnë me votimin jashtë territorit.

Duhet të gjendet zgjidhje konsensuale siç e rekomandon edhe Komisioni i Venecias, jo të thuhet si në aktivitetin e fundit nga zyra e OSBE që “topi është në këmbët e Celibashit, në këmbët e KQZ-së dhe ne nuk kemi punë”. Nuk bëhet kështu”, tha Kume./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!