Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vota e Diasporës/ “PS rezultate, PD fjalë”, Krashi: 246 mijë shqiptarë do të shprehin vullnetin e tyre demokratik

schedule13:19 - 7 Mars, 2025

schedule 13:19 - 7 Mars, 2025

Në një intervistë në “News Line” në ABC News, deputeti i PS Lavdrim Krashi, foli për Votën e Diasporës, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ai theksoi se 246 mijë shqiptarë tashmë do të shprehin vullnetin e tyre demokratik dhe se vota e emigrantëve jashtë vendit është shumë e rëndësishme.

Ndër të tjera ai shtoi se Partia Socialiste ka treguar se është një parti e konsoliduar dhe e angazhuar për të çuar vendin përpara.

“Gjëja më e bukur që i ka ndodhur Shqipërinë. Janë rreth 246 mijë shqiptarë që më parë nuk e kishin mundësinë për të shprehur vullnetin e tyre. Vota e Diasporës do ta ndihmojë dhe forcojë akoma më shumë demokracinë në Shqipëri, por mbi të gjitha do të skanojë politikën shqiptare. Në raport me PS ne jemi parti e konsoliduar dhe jemi angazhuar edhe në vendet ku ka një numër të konsiderueshëm të shqiptarëve. Besoj që ne kemi më shumë për t’u krenuar për atë që është bërë në Shqipëri në vitet e fundit. Sot është dita e parë, dhe kemi një shifër të saktë. Analizat janë individuale dhe partiake, por duhet t’i japim pak kohë atyre partiake. Vota e Diasporës do të dërgohet me postë në adresën e tyre që është e konfirmuar dhe ata do të vendosin. Pesha e votës së Diasporës është e njëjtë me qytetarët shqiptarë që votojnë në Shqipëri. Pra mendoj që do të ketë një ndikim te të gjitha qarqet edhe në varësi nga numri i votuesve…”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!