“Vota e diasporës, me postë”, Krashi: Gjiknuri ishte i qartë, kërkesa jonë ndaj opozitës, të diskutojmë në tryezë të përbashkët

schedule14:00 - 5 Korrik, 2024

schedule 14:00 - 5 Korrik, 2024

Ditën e enjte, Damian Gjiknuri në parlament tregoi disa prej ndryshimeve që do t’i propozojë së shpejti PS-ja, përmes një projektligji.

Së pari është vota e diasporës që mazhoranca nuk ndryshon qasje e mendon se vetëm emigrantët të regjistruar ta ushtrojnë këtë të drejtë. I gjithë procesi, sipas Gjiknurit, duhet të kryhet me post.

Lidhur me këtë deputeti i PS, Lavdrim Krashi tha se Gjiknuri ishte shumë i qartë. Ai u shpreh për “Tirana Live” se kërkesa e mazhorancës ndaj opozitës është që të diskutojë në tryezë të përbashkët.

“Ishte shumë i qartë Gjiknuri me atë ç’ka tha. Patjetër që kërkesa jonë për kolegët e opozitës është që të vendosim për një tryezë të përbashkët. Nuk ka asnjë kod që të jetë përfekt, po nuk ka asnjë arsye pse mos ta shohim këtë për t’u arritur një kod i përbashkët”, tha ndër të tjera deputeti socialist.

Më tej, lidhur me arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, Krashi deklaroi:

“Në rrafshin personal, ne jemi shqiptar dhe nuk gëzohemi kur një qytetar shqiptar sanksionohet. Edhe unë nuk jam nga ata që fërkojë duart poshtë tavolinës, që shyqyr që i ndodhi këtij. Në fund të fundit shqiptarët duan që të gjithë shërbëtorët e saj publikë, që do të thotë deputetë, kryetar bashkie, është atje për të qene gardian i të ardhurave apo parave të popullit dhe në këtë sens mesazhi që jepet është i drejtësisë së pavarur. E dyta, çdo person që mbahet nga taksat e popullit shqiptar duhet të mos abuzojë me të ardhurat e popullit”.

Ai nuk nguroi të fliste as për hapjen e tunelit të Llogarasë, duke e konsideruar një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët dhe sidomos për qytetarët që jetojnë në atë zonë.

 “Ta shikojmë gotën gjysmën plot, në sensin që hapja e tunelit të Llogarasë është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët dhe për ata që kanë vendosur që ta vizitojnë Shqipërinë, jo vetëm për gjatë sezonit turistik dhe për gjatë gjithë vitit. Do ta kenë më të lehtë të kalojnë nga Tirana drejt Rivierës së Jugut. Kjo do të shkaktojë efektivitet përsa i takon punësimit të qytetarëve që jetojnë në ato zona”, përfundoi deputeti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!