‘Vota e Diasporës, masakër elektorale’, Hoxha: Provat do t’i paraqes në SPAK

schedule20:15 - 14 Maj, 2025

schedule 20:15 - 14 Maj, 2025

Anëtari i kryesisë së PD, Indrit Hoxha tha për ‘Real Story’ se me votën e Diasporës është bërë një masakër. Sipas tij, qytetarë që janë të regjistruar si votues jashtë vendit, kanë qenë në Shqipëri sipas sistemit TIMS ku ndërkohë kanë votuar përmes zarfeve. Hoxha shtoi më tej se provat dhe faktet lidhur me vjedhjen e votave të Diasporës do t’i paraqes në SPAK.

“Procesi i votimit në Diasporë është kontestuar nga PD, është denoncuar nga ne edhe gjatë numërimit. Jo për shkak se janë vjedhur vota, por kam parë me dhjetëra kuti që kryqi ishte i njëjtë në çdo fletë votimi. Pra është një dorë në çdo fletë. Njerëz që nga sistemi TIMS ndodhen brenda Shqipërisë, në momentin që u ka shkuar zarfi në atë shtet është plotësuar dhe postuar. Ai rezulton votues nga Diaspora ku ndërkohë ka qenë në Shqipëri, unë do e çoj në SPAK për tjetërsim të kësaj vote.

Nuk po them që bleu Rama DHL sepse të akuzosh dikë duhet të kesh fakte. Kjo që po them unë është se kam dhjetëra raste që këta qytetarë kanë qenë brenda Shqipërisë. Është bërë masakër me votën e Diasporës, kam fakte që do i çoj në SPAK përpara drejtësisë. Unë si sekretar për Diasporën me këto prova dhe fakte do i çojmë para drejtësisë. Jemi të bindur që kjo gjë ka ndodhur.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!