Vota e Diasporës/ Gjiknuri: Varianti më potencial mbetet ai me postë

schedule20:17 - 22 Maj, 2024

schedule 20:17 - 22 Maj, 2024

TIRANË- Pas mbledhjes së grupit të dialogut për Komisionin për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri u shpreh se variant që mbështet PS është që diaspora të votojë nëpërmjet postës.

Ai theksoi se varianti i propozuar nga KQZ ka shumë elementë dhe në këtë kuadër duhen bërë disa analiza.

“KQZ bëri një propozim teknik ku ka futur shumë elemente të votimit elektronik. Votimi elektronik në distancë ka shumë pikëpyetje nga pikëpamja e integritetit. Nëse do shkohet në votimin elektronik në gjithë Shqipërinë, kjo është një çështje tjetër, siç dhe eksperienca ndërkombëtare sugjeron, votimi elektronik do bëhet pjesor. Varianti më i ndjeshëm dhe potencial mbetet varianti klasik i votimit me postë”, tha ai.

Më tej, Gjiknuri u shpreh se, “PS është me parimin që çdo shqiptar që jeton jashtë vendit, i cili i nënshtrohet dy tre hapave normal verifikues, që kanë të bëjnë me identitetin dhe adresave të tij, dhe nëpërmjet një sistemi të besueshëm postar të mund të votojë.”,  tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!