TIRANË- Enkelejd Alibeaj u shpreh se koalicioni LZHK-Djathtas 1912 ka ndërmarrë një hap ris sa i takon Diasporës.
Ai thekson se shqiptarët që jetojnë jashtë do kenë në listën e koalicionit emra, të cilët do t’i përfaqësojnë më së miri.
“Ka dhe një mangësi të madhe. Ndarja atje nuk mund të jetë mes partive tradicionale apo dhe ndonjë të riu me thënë të drejtën, në fund të fundit kur luan Shqipëria të gjithë bashkë janë aty, s’mund të shkojnë këta tani dhe t’u fusin sherrin atyre. Ndarja mes tyre është mes atyre që kanë ikur dhe interesave të tyre këtu apo atje. Një sistem që do mbronte interesat e diasporës ku do merrni pjesë ë të gjithë ata, pa shpenzime dhe me radhë do ishte që është përfaqësimi i tyre të ishte prej Diasporës. Ata duhet të kenë përfaqësuesit e tyre do të mbrojnë interesat e tyre në atë shtetin e tyre. Ky është sinqeritet kushtetues. E kam kërkuar unë këtë. Do ta bëjmë”, tha ai.
Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, theksoi se në Tiranë do kenë dy apo tre emra, të cilët do jenë zëri i Diasporës.
“Ne në Tiranë kemi dy apo tre që tani. Nuk janë nga ato fitimtarët që do marrin mijëra vota, por i kemi vendosur pikërisht për të dhënë këtë sinjal, le të sakrifikohen disa vota se nuk u bë qameti, por ama të kenë dhe ata përfaqësuesit e vet”, tha ai.
Sipas Alibeajt, në këtë formë vota e Diasporës merr peshë dhe vlerën e duhur.
“Vota merr peshë, merr vlerë dhe nuk do duhet që shqiptarët Diasporës të shihen si kavje eksperimentale e luftës banale këtu të së vjetrës”, tha ai./abcnews.al