Voskopoja, modeli i parë i fshatit të së nesërmes

schedule15:52 - 19 Maj, 2018

schedule 15:52 - 19 Maj, 2018

Një strukturë akomoduese me të paktën gjashtë dhoma, me një restorant, një fermë bujqësore ose blegtorale pasi merr statusin e agroturizmit mund të përfitojë rreth 200 milionë lekë grante nga skema kombëtare përmes të cilës, qeveria mbështet bujqësinë dhe deri në 200 mijë euro nga programi i Bashkimit Europian.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, iu shpjegoi banorëve të Voksopojës, ku ndali turin e llogaridhënies nismën e qeverisë për fuqizimin e ekonomisë rurale, ndërsa nxiti ato të zhvillojnë agroturizmin. Voskopoja, sipas ministrit Peleshi, është modeli i parë i projektit “Fshati shqiptar i së nesërmes”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!