Tiranë- Komisioni Qendror i zgjedhjeve po zhvillon mbledhje me përfaqësues të partive politike, ku është diskutuar lidhur me situatën në Vorë.
Partia Demokratike në Vorë ka ngritur akuza ndaj kreut të KQZ Ilirjan Celibashi, pas situatës së krijuar, ku tashmë ka mbetur ka vëzhgues.
Sipas PD ka një mungesë të reagimit lidhur me këtë ngjarje. “Për ngjarjen e Vorës, Është e patolerueshëm që ngjarje të tilla të ndodhin. Kam pasur shumë kërkesa dhe mua anëtarit të KQZ më krijoi një sërë pengesash vëzhguesi. Jo më larg se një apo dy orë rezulton që shumë persona që nuk kanë lidhje me vëzhgimin e zgjedhjeve apo të jenë staf. Këto janë paligjshmëri. Dhe disa muaj përpara zhvillimit të këtij procesi në fokus kemi pasur krimin zgjedhor. Pretendimi në këtë diskutim, i jam drejtuar përfaqësuesit të SPAK lidhur me hetimin dhe ritheksoj se ishte disa muaj përpara. Unë nuk e kuptoj faktin kur nuk veprohet…, tha nga ana e tij anëtari i Komisionit rregullator KQZ.

