Vonohet shpërndarja e vaksinës së Pfizer në 8 vende të BE-së

schedule14:40 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 14:40 - 28 Dhjetor, 2020

8 vende të Bashkimit Europian kanë pasur vonesa me marrjen e vaksinës së kompanisë Pfizer / BioNTech për shkak të një problemi logjistik në fabrikën belge.

Autoritetet spanjolle bënë me dije se kishin marrë një mesazh nga Pfizer se ngarkesa me vaksina do të mbërrinte të martën dhe jo të hënën për shkak të një problemi në procesin e transportit.

Dorëzimi i kësaj vaksinë është disi e komplikuar pasi duhet të ruhet në temperatura shumë të ulëta rreth minus 70 gradë Celsius.

Ministri spanjoll i Shëndetësisë, Salvador Illa, siguroi që çështja tashmë ishte zgjidhur dhe se vaksinat “ishin në rrugë sot”.

Europa filloi fushatën e saj të vaksinimit masiv gjatë fundjavës, me Gjermaninë, Hungarinë dhe Sllovakinë që filluan të shtunën. Ndërsa Italia, Austria, Franca, Republika Çeke dhe të tjerët nisën fushatën e vaksinimit të dielën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!