“Vonimi i themelimit të Asociacionit, gabim strategjik”, Rama në Beograd: Insistimi për të qëndruar në komuna gjithashtu është gabim

schedule20:57 - 7 Korrik, 2023

schedule 20:57 - 7 Korrik, 2023

Kryeministri Edi Rama në konferencën për mediat pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Beograd, ndër të tjera është shprehur se propozimi i draftit për Asociacionin është një kontribut që ka dhënë dhe shumë pozitiv, por sipas jo domosdoshmërisht duhet të pranohet nga palët.

Rama shton se vonimi për themelimin e Asociacionit është një gabim strategjik dhe se po ashtu gabim sipas tij është edhe insistimi për të mbajtur kryetarët e komunave në veri në ndërtesat e institucioneve.

“Propozimi për draft-statutin për Asociacionin është një kontribut që kam dhënë dhe është shumë pozitiv, por nuk është diçka që duhet ta pranojnë domosdoshmërisht dy palët dhe as nuk është marrë në konsideratë nga asnjëra palë. Më vjen keq që disa nuk duan të kuptojnë se ky ishte një kontribut për Kosovën*. Nuk jam konsultuar me Presidentin e Serbisë për këtë. Mendoj se vonimi i themelimit të Asociacionin është një gabim strategjik. Gjithashtu, mendoj se insistimi për të qëndruar në ndërtesat komunale është gjithashtu një gabim,” tha Rama.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!