Victor Osimhen akoma nuk është rikthyer te skuadra e Napolit pas angazhimit që ka pasur me kombëtaren e Nigerisë.
Edhe pse sulmuesi ndeshjen me kombëtaren e tij e ka zhvilluar të martën, akoma nuk është kthyer në Itali, gjë e cila ka filluar të shqetësojë Luciano Spallettin, i cili për ndeshjen me Atalantën të vlefshme për javën e 31-të në Seria A nuk do ta ketë të gatshëm Osimhen.
Sipas asaj që raportohet nga “ La Gazzeta dello Sport” sulmuesi nigerian duhej të ishte kthyer mëngjesin e sotëm, por siç duket vonesat për të janë bërë tashmë një zakon, pasi kjo nuk është hera e parë që ndodh. /f.a/abcnews.al