Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vonesa në Vlorë/ PS kërkon shtyrjen e votimit për shkak të “Giro d’Italia”

schedule19:58 - 10 Maj, 2025

schedule 19:58 - 10 Maj, 2025

Në Vlorë, te pallati i sporteve ka nisur rreth një orë më parë procesi i shpërndarjes, ndërsa në KZAZ 85 ende nuk ka nisur shpërndarja. Në rastet e vonesave ka qenë për shkak të komisionerëve nga radhët e PD. Vetëm KZAZ të Bashkisë së Vlorës kanë pasur vonesa. Në lidhje me Giro D’Italia që do të mbajë ditën e nesërme etapën e fundit në këtë qytet, PS ka kërkuar shtyrjen e orarit të votimit ndërkohë që PD ka qenë kundër.

3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen të dielën kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqesuesit e tyre në Parlament.

Për herë të parë voton edhe diaspora, me 245 935 emigrantë shqiptarë të regjistruar, po ku problematikat nuk kanë munguar në postimin apo kthimin e zarfave të emigrantëve, kryesisht në Greqi.

Në garë janë 11 subjekte apo koalicione politike, ku çdo subjekt garon me 186 kandidate në listen e votimit, 46 prej të cilëve janë në listën e sigurt. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!