Vonesa në paga dhe përjashtim nga shpërblimi, punonjësit e Portit të Shëngjinit në protestë, drejtori pranon vështirësitë

schedule12:24 - 11 Janar, 2023

schedule 12:24 - 11 Janar, 2023

Vonesat në paga, mos dhënia e shpërblimit sipas vendimit të qeverisë dhe situata ekonomike  në Portin e Shëngjinit me punësime fiktive janë bër shkak i protestës së punonjësve së këtij porti.

Ata shprehen se nuk ka transparencë dhe nuk marrin përgjigje për situatën e krikuar dhe kjo ka krijuar vështirësi për ta.

Punonjësit kërkojnë që të merren masa dhe të jepet zgjidhje.

Drejtori i portit në Shëngjin ka pranuar vështirësitë financiare duke shpjeguar se ka patur largime të kompanive që kanë operuar më këtë port dhe janë në tratativa për t’i rikthyer.

Marashi ka mohua  që ka punonjës që nuk vinë në punë, ndërsa sa i takon shpërblimit ka theksuart se i është bëtë kërkesë bordit mbikqyrës dhe po presin përgjigje.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!