Biden është gjithmonë e më pranë fitores, avantazhi i tij tashmë është i dukshëm në shumë shtete gjë që duket se ka sjellë dhe reagimin e shumë mbështetësve nga të dy palët.
Në Arizonë një nga shtetet ku gara është e fortë, përkrahësit e dy kandidatëve u përballën në Finiks pranë Departamentit Zgjedhor të komunës Marikopa. Grupe të armatosura rëndë të krahut të djathtë u mblodhën pranë ndërtesës ku punonjësit lokalë të zgjedhjeve numëronin votat.
Mediat e huaja bëjnë me dije se protestuesit në mënyrë të përsëritur akuzuan shefin e komunës Marikopa, Adrian Fontes se nuk kishte numëruar disa vota duke dëmtuar Presidentin Trump, megjithëse nuk ka prova që ka pasur parregullsi në numërimin e votave.
Ndërkohë që ende nuk ka një rezultat për zgjedhjet presidenciale, përballje të tensionuara mes protestuesve nga të dyja palët janë regjistruar në qytete si Atlanta të Xhorxhias, Detroit të Miçiganit, Las Vegas të Nevadës dhe Miuaki të Uiskonsinit./abcnews.al
Outside the Maricopa County elections dept in Arizona – Trump supporters sing. Meanwhile, across the street Alex Jones leads chants “Pelosi Burn in Hell” and “1776”. @BBCWorld pic.twitter.com/l0OEdJqzPD
— Regan Morris (@reganmorris1) November 6, 2020