Von der Leyen: Zgjerimi i BE-së është një “domosdoshmëri gjeopolitike”

schedule14:16 - 27 Shtator, 2023

schedule 14:16 - 27 Shtator, 2023

Çështja e zgjerimit është një domosdoshmëri gjeopolitike, theksoi në deklaratën e saj sot presidetja e Komisionit, Ursula von der Leyen.

Në veçanti, Ursula von der Leyen, gjatë deklaratave të përbashkëta me kryeministren e Letonisë, Evika Silina, u shpreh se “çështja e zgjerimit nuk është vetëm një thirrje e historisë, por edhe një domosdoshmëri gjeopolitike.

Ne duhet të vendosim një vizion për një zgjerim të suksesshëm. Kjo është arsyeja pse Komisioni ka filluar të punojë për një sërë politikash vlerësimi para zgjerimit.’

“Ato kanë të bëjnë me çështjen se si do të funksiononin institucionet tona, buxheti ynë, garancitë tona të sigurisë,” vuri në dukje ajo.

Në lidhje me emigracionin, von der Leyen tha se “Europa vazhdon të qëndrojë në solidaritet të plotë me Letoninë, sepse kemi parë instrumentalizimin cinik dhe çnjerëzor të emigrantëve nga Bjellorusia”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!