Von der Leyen viziton Ballkanin/ Presidentja e KE, në gjashtë vendet e rajonit javën e ardhshme

schedule13:54 - 18 Tetor, 2024

schedule 13:54 - 18 Tetor, 2024

Vetëm disa ditë pasi Shqipëria hapi grupkapitullin e parë për antëtarësin në Bashkimin Europian  në Konferencën e dytë ndërqeveritare të mbajtur në Luksemburg , Brukseli zyrtar vijon të tregojë gatishmërinë e tij për integrimin sa më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në Union.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, do të vizitojë javën e ardhshme 6 shtetet  e rajonit për të vënë theksin se zgjerimi është një ndër synimet e saj kryesore pasi mori mandatin e dytë 5 vjeçar.
Von der Leyen pritet të nis turin  e saj në rajon të mërkurën e 23 tetorit, kun dales ae saj e parë do të jetë Tirana ku do të takohet me Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama. Në vizitën e saj në Shqipëri Von Der Leyen do të marrë pjesë edhe në përurimin e Kampusit të Kolegjit Europian në Tiranë.

Në 24 tetor Von Der Leyen do të ndalet në Maqedoninë e Veriut dhe në Bosnje Hercegovinë. Në Bosnje, ajo do t’i vizitojë edhe zonat e goditura nga përmbytjet e 4 tetorit, dhe do të shpreh gatishmërinë e BE-së për të ndihmuar në përballje e pasojave të motit të keq.

Turi I saj do të vijojë më pas më 25 tetor në Serbi ku do të takohet me Presidentin Serb Aleksandër Vucic dhe në 26 tetor  Kryetarja e Komsionit Europian do të jetë në Kosova ku do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti. Kosova, e cila aplikoi për anëtarësim në BE më 15 dhjetor të vitit 2022, mbetet vendi i vetëm në rajon që nuk e ka ende statusin e vendit kandidat.

Ursula Von Der Leyen do të përmbyll turin e vizitave të saj në Ballkanin Perëndimor të shtunën e 27 tetorit me vizitën e saj në Podgoricë të Malit të Zi.

Fokusi Kryesor I Von Der Leyen përgjatë vizitës së saj në Vendet e Ballkanit Perëndimor do të jetë plani I rritjes me vlerë 6 miliardë euro, shpërndarja e të cilave pritet të nisë brenda këtij muaji dhe priet që Shqipëria të përfitojë rreth 1 miliardë euro./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!