Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të nisë të dielën një vizitë katërditore në Ballkanin Perëndimor.
Bëhet me dije se Von der Leyen do të takohet me zyrtarë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa të hënën do të jetë në Prishtinë, për t’u takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Më pas ajo do ta vizitojë Podgoricën dhe Beogradin, ndërsa të mërkurën do ta mbarojë vizitën në Sarajevë. Ajo do të takohet me liderët e të gjitha shteteve. Vizita e saj në këto vende të Ballkanit vjen pas një vizite të saj në Shqipëri, më 15-16 tetor.