Von der Leyen uron presidenten e re të PE-së: Do të punojmë bashkë për “shërimin” e BE-së, për një të ardhme të ndritur

schedule11:28 - 18 Janar, 2022

schedule 11:28 - 18 Janar, 2022

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka përgëzuar për detyrën e re eurodeputeten nga Malta, Roberta Metsola e cila u zgjodh sot në krye të Parlamentit Evropian. Në një postim në Tëitter, presidentja e KE-së shprehet se puna dhe vendosshmëria e treguar nga Metsola janë një frymëzim për të gjithë.

Von der Leyen zotohet se ajo do të punojë në mënyrë të ngushtë me presidenten e re të Parlamentit Evropian për të “shëruar” Evropën, dhe për një të ardhme ekologjike, digjitale dhe të ndritur evropiane.

Roberta Metsola është zgjedhur Presidentja e re e Parlamentit Evropian, në vend të David Sassoli-t, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë. Metsola, anëtare e grupit të krahut të djathtë EPP nga Malta, ishte mes katër kandidatëve për këtë pozicion, së bashku me Sira Rego të Spanjës (radikalja e majtë), Kosma Zlotoëski e Polonisë (ECR, Euroskeptikët) dhe Alice Bah Kuhnke e Suedisë (të Gjelbërit), dhe u zgjodh me 458 vota pro. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!