Von der Leyen: Omicron mund të bëhet dominues në Europë në janar

schedule12:24 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 12:24 - 15 Dhjetor, 2021

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar se Omicron mund të bëhet varianti dominues në Europë nga mesi i janarit.

“Gjatë vitit të kaluar, ne kemi punuar shumë dhe kemi arritur një marrëveshje të madhe dhe kjo është arsyeja pse Europa ka mjetet e duhura  për të luftuar virusin, tha Von der Leyen”

Ajo tha se kishte “doza të mjaftueshme vaksinash për çdo europian” pasi vendet e BE-së po përpiqen të përshpejtojnë shpërndarjen e dozave përforcuesve për të ndaluar përhapjen e variantit të ri.

“Ne tani jemi të gatshëm për të prodhuar 300 milion doza të vaksinës gjatë një muaji në Europë,” tha von der Leyen.

Deri më sot, 66.6% e popullsisë së BE-së kanë marrë dy doza të një vaksine Covid-19 dhe 62 milionë kanë marrë dozën përforcuese, tha ajo, duke shtuar se prioriteti tani është rritja e shkallës së vaksinimit, përfshirë  edhe fëmijët.

Ky njoftim vjen pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë, tha në një deklaratë dje se Omicron po përhapej me ritme të shpejta dhe deri më tani ishte identifikuar në 77 vende.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!