“Bota nuk duhet të humbasë kohë, por të ndihmojë ukrainasit të rindërtojnë sa më shpejt vendin e tyre”
Kështu ka deklaruar presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen , duke shtuar se BE synon të koordinojë masat e rindërtimit në vend përmes një sekretariati.
??EU Commission President Ursula @vonderleyen on Ukraine’s candidacy to the European Union: “we need to firmly embbed ?? Ukraine’s reconstruction as part of its accession process to the European Union”@dw_europe pic.twitter.com/0jWSSnGTmR
— Emmanuelle Chaze (@EmmanuelleChaze) October 25, 2022
“Nuk kemi kohë për të humbur, përmasat e shkatërrimit janë të pabesueshme. Banka Botërore vlerëson koston e dëmit në 350 miliardë euro”, vuri në dukje presidentja e Komisionit Europian në deklaratat e saj në konferencën për rindërtimin e Ukrainës që po mbahet në Berlin.
Von der Leyen shtoi se duhet të krijohet një platformë koordinimi ndërkombëtare për rindërtimin e Ukrainës “sa më shpejt të jetë e mundur, mundësisht para fundit të vitit ose në fillim të vitit të ardhshëm”
/abcnews.al