Von der Leyen fiton mbështetjen e konservatorëve për të udhëhequr bllokun për 5 vite të tjera

schedule14:02 - 7 Mars, 2024

schedule 14:02 - 7 Mars, 2024

Von der Leyen ka fituar mbështetjen e konservatorëve, teksa kandidon për një mandat të dytë në krye të Komisionit Europian.

Grupi politik kryesor i Bashkimit Europian, Partia Popullore Evropiane (EPP) e qendrës së djathtë votoi të enjten për të mbështetur Von der Leyen si kandidatin e tyre për të drejtuar ekzekutivin e fuqishëm të bllokut.

Delegatët e PPE votuan 400 pro dhe 89 kundër për Von der Leyen si kandidate të tyre për pesë vjet të tjera në një nga postet kryesore të BE-së, që do të vendoset pas zgjedhjeve parlamentare në mbarë bllokun në qershor.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!