Në fjalimin e saj në Parlamentin Evropian, Ursula von der Leyen , presidentja e Komisionit Evropian, deklaroi se Bosnja dhe Hercegovina ka ndërmarrë “hapa mbresëlënës përpara” dhe se Komisioni do t’i rekomandojë Këshillit hapjen e negociatave.
“Sot, ne, kolegji po prezantojmë një raport për Bosnjë dhe Hercegovinën. Bosnja dhe Hercegovina ka bërë hapa mbresëlënës përpara. Më shumë përparim është arritur në pak më shumë se një vit sesa në një dekadë të tërë”, theksoi Von der Leyen, shkruan The Guardian.
“Natyrisht, më shumë progres është i nevojshëm për t’u bashkuar me bashkimin tonë. Por vendi po tregon se mund të përmbushë kriteret e anëtarësimit dhe aspiratat e qytetarëve për të qenë pjesë e familjes sonë. Kjo është – lajmi i mirë vjen tani – kjo është arsyeja që ne do të vendosim t’i rekomandojmë Këshillit hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnjën dhe Hercegovinën”, nënvizoi presidentja e KE.
Pas rekomandimit të Komisionit Evropian vendimin për nisjen e negociatave duhet ta marrin liderët e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
Kjo do të jetë në rënd të ditës në një samit që do të zhvillohet më 21 dhe 22 mars në Bruksel./abcnews.al