Kryetarja e Komisionit, Ursula von der Leyen, do të vizitojë nesër Izraelin së bashku me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola.
Qëllimi i vizitës dhe takimeve me lidershipin politik të vendit është që të dërgohet mesazh solidariteti për viktimat e sulmit terrorist nga Hamasi, thuhet në njoftimin përkatës të Komisionit.
Orari i vizitës për arsye sigurie do të bëhet i ditur nesër.