Von Cramon: Kosova dhe Serbia, të dyja fajtore për vonesën e negociatave

schedule12:00 - 31 Mars, 2023

schedule 12:00 - 31 Mars, 2023

Edhe Serbia edhe Kosova janë përgjegjëse për ecurinë e ngadaltë të negociatave ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, deklaroi në Bruksel raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel. Ajo i konsideron të dyja palët fajtore për vonesën e negociatave dhe nënshkrimit të marrëveshjes.

“E di që është më e lehtë të fajësohet (presidenti serb Aleksandar) Vuçiç, por ai e kupton që e ardhmja e Serbisë nuk do të jetë në Rusi apo Pekin. Populli i tij nuk do të studiojë apo blejë në Moskë. Shumica e të rinjve në Serbi e shohin të ardhmen e tyre në pjesën perëndimore të Evropës.

Por Prishtina nuk i lehtëson gjërat dhe nuk ndihmuan aspak duke u thënë të gjithëve para takimit në Ohër se nuk do të pajtoheshin me asgjë të ngjashme me Asociacionin. Unë mendoj se faji është, për fat të keq, i ndërsjellë”, ka thënë përfaqësuesja e të Gjelbërve përpara gazetarëve në Bruksel./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!