“Volvo 4”, në 15 nëntor vendoset për kërkesën e ndryshim të masës së sigurisë

schedule13:59 - 13 Nëntor, 2018

schedule 13:59 - 13 Nëntor, 2018

Gjykata e Apelit për krime të rënda pritet të shprehet në datën 15 nëntor lidhur me kërkesën e 24 prej të arrestuarve gjatë operacionit “VOL VO 4” për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë. Mes të prangosurve nga ky operacion të lënë në qeli janë edhe ish-deputetët Arben Cuko dhe Arben Ndoka.

Në seancën e së martës, të gjithë të arrestuarit personalisht, ose përmes avokatëve të tyre kanë mohuar akuzat e ngritura nga prokuroria. Dy ish-deputetët nuk ishin të pranishëm në seancë, por përmes avokatit kërkuan lirim nga paraburgimi duke pretenduar se akuzat ndaj tyre ishin të pabaza.

Ndërsa Astrit Avdyli nuk ka ngurruar të përmendë në seancë edhe kryebashkiakun e Durrësit. Sipas tij, ata janë miq dhe se besontë në platformën e tij politike. “Rroftë Dako dhe PS se aty i qaj hallet”, mësohet të jetë shprehur Avdyli. Më tej ai ka shpjegiuar se anëtarë të fisit Ndoka ishte njohur në burg, ndrësa ka mohuar kategorikisht të ketë përdorur për trafik droge. 24 nga 34 të arrestuarit në “Volvo 4”, përfshirë edhe dy-ish deputetët, janë lënë me masën e sigurisë “arrest në burg”, për 8 të tjerë gjykata e shkallës së parë kishte caktuar “arrest shtëpie”, ndërsa për dy gra kishte vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!