Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka kallëzuar penalisht ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dhe ka kërkuar pezullimin e tij nga detyra. Voltana Ademi akuzon Sandër Lleshajn për shpërdorim të detyrës.
Ky vendim i saj vjen lidhur me protestën që Bashkia e Shkodrës mbajti gjatë takimit elektoral të kryeministrit Edi Rama me 20 Qershor ku prezantoi kandidatin e majtë për këtë bashki, Valdrin Pjetrin.
Ademi thotë se tubimi i militantëve të PD-së ishte paqësor dhe sipas saj nuk duhej përdorur gaz lotsjellës nga policia. Sipas Ademit, urdhrat janë nxjerrë që para datës 20 Qershor dhe për këtë i kërkon prokurorisë të hetojë./ABC News Albania 24/7