Voltana Ademi nxjerr blof Ulsi Manjën: E vërteta pse nuk isha sot në Komisionin e Ligjeve

schedule12:17 - 20 Nëntor, 2019

schedule 12:17 - 20 Nëntor, 2019

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar për mospjesëmarrjen e saj në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ku është diskutuar sot buxheti për bashkitë.

Ademi është shprehur se nuk është ftuar në mbledhjen e Komisionit, duke hedhur poshtë deklaratën e Ulsi Manjës i cili tha se kryebashkiakja ishte ftuar por nuk mori pjesë për shkak të angazhimeve.

Ademi sqaron më tej se pavarësisht se nuk ka patur asnjë ftesë për kryetaren, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ka dërguar shqetësimet dhe objeksionet e saj lidhur me projektbuxhetin.

Reagimi i Voltana Ademit:

E vërteta është një dhe e vetme: Voltana Ademi nuk është ftuar në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve! Nuk ka patur asnjë komunikim, të asnjë lloji në formën e ftesës për të marrë pjesë në mbledhje as si kryetare e Bashkisë Shkodër dhe as si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.
Por pavarësisht se nuk ka patur asnjë ftesë për kryetaren, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ka dërguar shqetësimet dhe objeksionet e saj lidhur me projektbuxhetin.
Deklaratat e z. Manja janë thjesht gënjeshtra e rradhës, demagogji për të dizinformuar mediat dhe publikun. Nuk kanë asnjë lidhje me të vertetën.
Por, personalisht nuk çuditem aspak, sepse kjo mazhorancë edhe vetë Ulsiu e kanë të provuar tashmë se qëllimin e vetëm kanë gllabërimin e të gjitha pushteteve, institucioneve, duke përdorur edhe dizinformimin e publikut dhe mediave./abcnews.al