Skuadra e volejbollit e Partizanit ka mposhtur 3-2 me sete rivalët e Erzenit, në finalen e Kupës së Shqipërisë. “Demat” u shpallën kampionë të Shqipërisë. Të drejtuar nga Ylli Tomori, ekipi i kuq fitoi për të 12 herë këtë trofe, duke treguar dominim absolut në këtë kompeticion. Erzeni tregoi rivalitet të madh në këtë sfidë, por në fund ishin të kuqtë e Partizanit ata që triumfuan.
PARTIZANI KOLEKSIONON PËR TË 12 HERË TROFEUN E KUPËS SË SHQIPËRISË NË VOLEJBOLL PËR MESHKUJ
Partizanit në volejboll për meshkuj ka arritur të triumfoj sonte në finalen e Kupës së Shqipërisë. Të kuqtë mposhtën Erzenin 3-2 me sete. Djemtë e drejtuar nga Ylli Tomori koleksionojnë për të 12-ën herë trofeun e Kupës së Shqipërisë në edicionin 2019-2020..abcnews.al