36-vjeçari Mario Zeqiri është arrestuar nga Policia e Durrësit në kuadër të opeacionit policor i koduar “Vol-Vo 4”.
Sipas informacionit të policisë, 36-vjeçari banues në lagjen “Kodër” në Sukth të Durrësit ishte shpallur në kërkim më 22 Tetor të vitit 2018.
Rezultatet e para të Operacionit “Volvo 4”, u bënë të ditura nga Policia e Shtetit 23 Tetorin e kaluar.
Pas një hetimi 2-vjeçar, u goditën njëherësh 4 grupe kriminale, me 27 persona të arrestuar e me 44 urdhër-arreste të lëshuar. Akuzat shkonin nga trafik i lëndëve narkotike tek tjetërsim pronash e korrupsion./ABC News Albania 24/7