Vokshi: Edi Rama i doli në mbrojtje përdhunuesit

schedule13:48 - 30 Shtator, 2018

schedule 13:48 - 30 Shtator, 2018

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin se me reagimin e tij, të ardhur katër ditë pas shpërthimit të skandalit të shtetases Xheisela Maloku, ai ka mbrojtur përdhunuesin e vajzës duke dënuar akuzuesin e rastit, nënkomisarin Emiljano Nuhu. Është mbështetja e kryeministrit sipas selisë blu, ajo që mban ende të veshur me pushtet deputetët e akuzuar drejtpërdrejtë në këtë histori, ndërsa vajzën ende pa asnjë urdhër mbrojtje nga shteti.

Albana Vokshi: “Edi Rama zgjodhi të mbrojë publikisht horrat dhe përdhunuesit e tij parlamentar duke mos treguar shenjën më të vogël të mbështetjes apo dhembshurisë njerëzore për vajzën e torturuar. Ajo vazhdon të jetojë në kërcënimin e bandës me pushtet, e cila ka garancinë e Edi Ramës për paprekshmëri. Vajza e re dhe familja e saj ende nuk janë marrë në mbrojtje sepse asnjë hallkë e mekanizmit për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave qëllimshëm nuk funksionon. Data raportojnë sot një skenar edhe më makabër. Është vetë Edi Rama që po bën çdo përpjekje që ta shfaqë vajzën publikisht para gazetarëve për të fshehur kriminelët e veshur me imunitet dhe pushtet. Nëse deputetët me akuzë publike Taulant Balla, Rrahman Rraja, nuk do të kishin bekimin e kryeministrit sot ata do të ishin jashtë grupit parlamentar dhe do të ishin vënë para drejtësisë. Sot viktima duhet të ishte marrë në mbrojtje dhe djali përdhunues i deputetit duhet të ishte në burg.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!