Vojvoda tek Atalanta? Dardani flet hapur për të ardhmen

schedule20:55 - 16 Gusht, 2020

schedule 20:55 - 16 Gusht, 2020

Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, e pranon se do t’i bashkohet ekipit të Atalantës. Ai ka dhënë një prononcim për GazetaOlle, aty ku ka konfirmuar gjithçka.

Futbollisti dardan e pranon se ka arritur akoedin me klubin e Serie A, ndërsa tani është momenti që klubet të bien dakord mes tyre. “Drejtuesit e Atalantës kanë ardhur dy tri herë në Belgjikë për mua.

“Kam arritur marrëveshje me ta dhe tani pritet akordi mes klubeve. Të hënën do të zbardhet gjithçka sepse atëherë është takimi final i klubeve. Janë edhe tre klube të tjerë të interesuar për mua, por deri më tani Atalanta është treguar më konkrete”, u shpreh Vojvoda./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!