Vogëlushja me djegie të rënda në QSUT, babai s’ka para për ilaçe: Po më vdes fëmija

schedule13:45 - 12 Maj, 2020

schedule 13:45 - 12 Maj, 2020

Një fëmijë 4-vjeç nga një fshat i Elbasanit është transportuar në QSUT pasi ka pësua djegie të rëndë pas kontaktit me ujë të nxehtë në shtëpi.

Babai i fëmijës Pëllumb Kurti kërkoi ndihmë për të blerë ilaçet për vajzën e vogël, teksa u shpreh se ilaçet kushtojnë 600 mijë lekë të vjetra.

“Unë nuk kam të ardhura. I bëj thirrje kryeministrit sa më shpejt, se po më vdes fëmija në spital

Doktoresha ma dha recetën më tha ik, dhe tha nuk ka mundësi ku t;i gjej. Ajo po përpiqet kashtë mase por nuk është faji i saj. Por fëmija po nuk mori këto ilaçe, bëjnë 600 mijë lekë. Fëmija u djeg me ujë të nxehtë.

Unë jam Pëllumb Kurti Vajza ime është Bukurie Kurti. Dua të më shërohet sa më shpejt fëmija. Vijmë nga Elbasani”, tha Kurti për mediat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!