Vodhi shumë parash dhe një celular në një banesë, pranga të riut në Bulqizë

schedule11:36 - 20 Gusht, 2024

schedule 11:36 - 20 Gusht, 2024

Një i ri ka rënë në prangat e policisë këtë të martë në Bulqizë, pasi akuzohet për vjedhje.

Sipas informacioneve nga uniformat blu, 27-vjeçari ka vjedhur një shumë parash dhe një aparat celular në një banesë në lagjen “Minatori”. I riu është dënuar disa herë për veprën penale të vjedhjes.

Vodhi një shumë parash dhe një aparat celular në një banesë , kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari.        

Komisariati i Policisë Bulqizë, pas marrjes së denoncimit për vjedhjen e një shume parash dhe një aparati celular në një banesë, në lagjen “Minatori”, ka organizuar punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi 27 vjeç, banues në Bulqizë, i dënuar më parë për vjedhje.  

Ky shtetas dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe një aparat celular, në banesën e një shtetasi.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!