Një 17-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës, pasi ditën e djeshme ka vjedhur një shumë parash në banesën e një 65-vjeçari në fshatin Mabë, gjatë kohës kur në shtëpi nuk ka patur njeri.
“Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë referuoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasi E. H., 17 vjeç, banues në fshatin Mabë, pasi dyshohet se më datë 22.06.2025, ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit M. F., 65 vjeç, në fshatin Mabë, gjatë kohës që në banesë nuk ka patur njeri”, njofton policia./abcnews.al