Një 29-vjeçar në Vlorë është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim prej dhjetorit të vitit të kaluar. Sipas policisë ai kishte vjedhur një automjet dhe më pas duke u arratisur është përplasur me një automjet tjetër dhe ia ka mbathur.
“Specialistët e Hetimitetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim A. J., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin e datës 11.01.2022, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për kryerjen e veprave penale “Drejtimi automjeteve në mënyrë të parregullt”, ” Largimi nga vendi aksidentit”, ” Vjedhja”.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 29.12.2021, ka vjedhur një automjet dhe duke u larguar, tek Rruga e “Cipajve”, lagjia Pavarsia 3, ka përplasur një automjet tjetër dhe ka braktisur vendin e ngjarjes”, njofton policia. /abcnews.al